Menaxho porositë, faturat, pagesat, tavolinat, rezervimet dhe raportet — të gjitha thjesht, nga një vend i vetëm.
InLinePOS nuk është vetëm web app. Restoranti mund të punojë në cloud, në desktop offline-first, ose plotësisht lokalisht kur kjo është mënyra e duhur e operimit.
Porositë, pagesat dhe printimet bëhen menjëherë në kompjuter. Nëse lidhja bie, puna vazhdon dhe ndryshimet sinkronizohen kur interneti kthehet.
Menaxheri e sheh restorantin nga web-i, telefoni ose tableti: tavolinat, KDS, rezervimet, porositë online dhe raportet mbeten të sinkronizuara.
Për restorantet që duan punë vetëm lokale, të dhënat mund të krijohen dhe të ruhen në desktop. Kur më vonë duan cloud, migrimi bëhet i kontrolluar.
Veçori të fuqishme për punën reale të restorantit: porosi të shpejta, kontroll i stafit, stok i saktë dhe raporte që lidhen me fitimin.
Porosit nga tavolina ose krijo porosi pa tavolinë për take away dhe delivery, me të dhënat e klientit dhe pagesën në të njëjtën rrjedhë.
Ekran i dedikuar për kuzhinën — status live, kohëmatës automatik, filtrim sipas stacionit (kuzhinë / bar).
Lexo më shumë →Cash, kartë/tjetër, split payment, zbritje, bakshish dhe opsion “Lëre në borxh” me shënim dhe raportim në ndërrim.
Lexo më shumë →Tre mënyra hyrjeje: fjalëkalim, PIN 4-shifror ose skanim karte RFID. I shpejtë, i sigurt, pa vonesë.
Lexo më shumë →Raporte ditore, mujore, kosto pune, COGS, konsum i lëndëve të para, faturat e blerjes dhe fitimi neto.
Klientët skanojnë QR kod dhe shohin menunë live apo bëjnë porosi vetë direkt nga tavolina — pa app, pa pritje.
Lexo më shumë →Porositë printohen menjëherë në kuzhinë/bar nga desktopi, ndërsa faturat dhe raportet shkojnë te printeri i duhur pa duplikime.
Organizoni tavolinat sipas dhomave / zonave. Hartë live me statusin e çdo tavolinë në kohë reale.
Regjistro faturat e blerjes, lëvizjet e stokut, alarme për stok të ulët dhe konsumin e përbërësve nga çdo artikull i shitur.
Pranoni rezervime online ose nga stafi. Tavolina shënohet si e rezervuar automatikisht — pa rrezik konfliktesh.
Lexo më shumë →Libri i Blerjeve dhe Libri i Shitjeve sipas formatit ATK, me export direkt në Excel. Nivelizimi dhe normativi i gatshëm.
Lexo më shumë →Bashko porositë e dy ose më shumë tavolinave me një klik. Artikujt transferohen automatikisht — pa ndërprerje, pa humbje të dhënash.
Lexo më shumë →InLinePOS është ndërtuar që shërbimi të vazhdojë edhe kur interneti bie. Porositë ruhen lokalisht dhe sinkronizohen automatikisht sapo lidhja rikthehet.
Lexo më shumë →Çdo kamarier apo menaxher hap ndërrimin e vet. Totali, pagesat, borxhet, staff orders dhe raporti i ndërrimit llogariten saktë për atë user.
Produkte me imazhe, kategori aktive, ikona të kategorive, oferta/combo me imazh dhe zbritje funksionale në pagesë.
Porositë nga klientët pranohen në desktop në kohë të shpejtë dhe mund të vendosen në tavolinë, take away ose delivery.
Nga hapja e ndërrimit deri te raporti i fundit, InLinePOS ruan kontekstin e çdo veprimi: kush e bëri porosinë, ku u printua, çfarë u pagua, çfarë mbeti borxh dhe çfarë u harxhua nga stoku.
Nga zero deri tek porosi e parë — brenda ditës.
Krijo llogarinë tënde falas. Pa kartë krediti, pa kontratë.
Shto tavolinat, produktet, stafin, printerat, kategoritë KDS dhe mënyrën e punës: cloud, offline-first ose lokale.
Hap desktop app-in në arkë ose web app-in në tablet/telefon. Kamarieri hap ndërrimin dhe fillon shërbimin.
Shiko porositë live, stoqet, faturat, rezervimet, fitimin dhe raportin e ndërrimit pa kalkulime manuale.
Zëvendëso tiketat letre me ekran dixhital live. Çdo porosi shfaqet menjëherë kur kamarieri e ruan, me status automatik dhe kohëmatës.
Filloni me POS-in bazë, pastaj shtoni KDS, porosi nga klientët dhe funksione premium kur restoranti ka nevojë.
Për testim 7-ditor, konfigurim fillestar dhe provë të rrjedhës së porosisë para aktivizimit.
POS i plotë për restorante të vogla dhe mesme që duan punë të shpejtë në sallë, desktop offline-first dhe raporte të qarta.
Për restorante që duan operim më të avancuar: KDS, QR ordering, porosi nga klientët dhe kapacitet më të madh për staf.
Çmimet dhe kufizimet finale përcaktohen gjatë aktivizimit, sipas madhësisë së restorantit dhe moduleve që i duhen.
InLinePOS përshtatet me mënyrën se si punoni ju — jo anasjelltas. Setup në 20 minuta, gati për ditën e parë.
Pyetje? +383 49 136 264 në WhatsApp — përgjigjemi brenda ditës.