📖 Udhëzues Setup

Si të konfiguroni
InLinePOS

Nga kyçja e parë deri te porosia e parë — ky udhëzues ju çon hap pas hapi nëpër konfigurim të plotë të sistemit.

1
Kyçja e parë
Hyni në sistem me kredencialet që keni marrë

Pas aprovimit të aplikimit tuaj, do të merrni nga ekipi i InLinePOS një email me:

✉️
Email-in e llogarisëAdresa juaj me të cilën do të kyçeni
🔑
Fjalëkalimin fillestarNdryshojeni menjëherë pas kyçjes së parë

Shkoni te inlinepos.app/login, fusni të dhënat dhe shtypni Kyçu. Do të drejtoheni automatikisht te paneli kryesor.

💡
Ndryshoni fjalëkalimin: Shkoni te Dashboard → Profili → Ndrysho Fjalëkalimin menjëherë pas kyçjes së parë.

2
Konfigurimi i restorantit
Emri dhe cilësimet bazë

Shkoni te Dashboard → Cilësimet dhe plotësoni informacionin e restorantit tuaj:

🏪
Emri i restorantitDo të shfaqet në fatura dhe te klientët
💶
Valuta dhe TVSHVendosni përqindjen e TVSH-së nëse aplikohet

Shtypni Ruaj Ndryshimet pas çdo modifikimi.


3
Sallat dhe tavolinat
Organizoni hapësirën tuaj fizike

Shkoni te Dashboard → Tavolina. Sistemi organizon tavolinat sipas sallave (dhomave).

🏛️
Krijoni sallënP.sh. "Salla Kryesore", "Terraca", "VIP". Shtypni + Shto Sallë.
🪑
Shtoni tavolinatPër çdo sallë, shtoni tavolinat me numër dhe kapacitet. P.sh. Tavolina 1 — 4 vende.
💡
Numrat e tavolinave duhet të jenë unikë brenda të gjithë restorantit. Rekomandohet numërim i vazhdueshëm: 1, 2, 3… ose me prefiks: T01, T02…

4
Kategoritë e menusë
Gruponi produktet sipas llojit

Shkoni te Dashboard → Produkte → Kategoritë dhe krijoni kategoritë kryesore të menusë suaj.

🍕
Shembuj kategorishPizza, Pasta, Sallata, Pije Freskuese, Kafe, Ëmbëlsira, Birra…
🎨
Ikonë dhe ngjyrëÇdo kategori mund të ketë ikonë emoji dhe ngjyrë për identifikim të shpejtë
🖨️
Destinacioni i printimitMund të vendosni ku printohet porosia (p.sh. kuzhinë, bar) — nëse keni printer të lidhur
💡
Renditja e kategorive në ekranin e porosisë pasqyron renditjen që vendosni këtu. Vendosini kategoritë më të porositura në krye.

5
Produktet dhe çmimet
Shtoni të gjitha artikujt e menusë

Shkoni te Dashboard → Produkte dhe shtypni + Produkt i Ri për çdo artikull të menusë.

📝
Emri dhe përshkrimiShkruani emrin saktë ashtu si dëshironi të shfaqet te klientët
💰
ÇmimiÇmimi i produktit që do të shfaqet në meny dhe faturë
📂
KategoriaZgjidhni kategorinë e krijuar në hapin 4
🖼️
Foto (opsionale)Foto produkti i bën kartat vizualisht më tërheqëse — ngarko imazh katror, min 400×400px
⚠️
Sigurohuni që çdo produkt të ketë të aktivizuar çelësin Aktiv dhe Disponueshëm, përndryshe nuk do të shfaqet në meny.

6
Stafi dhe rolet
Shtoni kamarierët dhe menaxherët

Shkoni te Dashboard → Stafi dhe krijoni llogaritë e punonjësve tuaj.

👑
Owner (Pronar)Akses i plotë — ju. Nuk mund të fshihet.
🧑‍💼
ManagerAkses në dashboard, raporte, konfigurim. I përshtatshëm për drejtuesin e sallës.
🧑‍🍳
Waiter (Kamarier)Akses vetëm në ekranin e porosive — nuk sheh dashboard apo raporte.

Për çdo punonjës vendosni: emrin, email-in dhe fjalëkalimin. Kamarierët mund të kyçen me username/fjalëkalim ose me kartë RFID.

💡
Nëse keni kamarier të ri, krijoni llogarinë e tij me email dhe fjalëkalim — mund të fillojë të punojë menjëherë. Për kyçje më të shpejtë, asignoni një kartë RFID nga cilësimet e profilit të tij.

7
Hapja e ndërrimit
Çdo ditë pune fillon me hapjen e ndërrimit

Sistemi InLinePOS punon me ndërrime (shifts). Çdo ndërrim gjurmon xhiron, stafin dhe porositë e asaj periudhe.

▶️
Hapni ndërriminNga ekrani kryesor (Home), shtypni butonin Fillo Ndërrimin — ndërrimi aktivizohet menjëherë.
⏹️
Mbyllja e ndërrimitNë fund të ditës, mbyllni ndërrimin — sistemi gjeneron automatikisht raportin e ditës
⚠️
Nuk mund të merrni porosi pa ndërrimin aktiv. Sigurohuni që ndërrimi të jetë hapur përpara fillimit të shërbimit.

8
Porosia e parë
Sistemi është gati — filloni të shërbeni

Me ndërrimin aktiv, kamarierët mund të hyjnë dhe të fillojnë porositë:

🪑
Zgjidhni tavolinënNga ekrani i sallës, shtypni tavolinën ku ka klient
Shtoni produktetZgjidhni kategorinë, shtypni produktin dhe rrisni sasinë nëse nevojitet
💾
Ruani porosinëShtypni Ruaj Porosinë — shkon automatikisht në kuzhinë nëse keni Kitchen Display
💳
PagesaKur klienti kërkon faturën, zgjidhni metodën e pagesës (cash, kartë) dhe konfirmoni
🎉
Urime! Sistemi juaj është konfiguruar dhe funksionon. Nëse keni pyetje, kontaktoni ekipin tonë te info@inlinepos.com.

Gati për të filluar?

Regjistrohuni falas dhe filloni konfigurimin e restorantit tuaj sot.

Fillo Falas →